Matura Shtetërore 2023, maturantët testohen në Lëndën me Zgjedhje, publikohet teza e Ekonomisë. Teza është publikuar rreth 17 minuta pas fillimit të provimit.
Mbi 30 mijë maturantë i nënshtrohen sot testit të Lëndës me Zgjedhje, provimi nisi në orën 10:00. Teza është hartuar sipas niveleve të ndryshme të vështirësisë.
Provimi po zhvillohet në korridore pasi ndryshe nga vitet e tjera, rregullat për provimet e maturës kanë ndryshuar dhe do të përdoren hapësira më të gjera që maturantët të mos kenë mundësi komunikimi.
Këtë vit gjithashtu është hartuar një tezë e veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe. Provimi i parë i Anglishtes u zhvillua më 1 qershor, i dyti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor, i Matematikës u zhvillua më datë 13 qershor.