Tingujt e zbuluar nga një avion kanadez në fillim të kësaj jave u gjeneruan nga “zhurma e oqeanit në sfond”, sugjeron analiza fillestare nga Marina e SHBA.
Kundëradmirali John Mauger tha se oficerët po vazhdojnë analizat e tyre, por ai tha se Roja Bregdetare e SHBA nuk po pret një raport të plotë për të ndërmarrë veprime.
Marina do të vazhdojë të kërkojë të gjithë “informacionin e vlefshëm” në lidhje me tingujt nënujorë të zbuluar, tha ai.
Dy ditë më parë një avion i mbikëqyrjes ushtarake kanadeze regjistroi zhurma nënujore gjatë kërkimit masiv në një pjesë të largët të Oqeanit Atlantik për nëndetësen e cila u zhduk ndërsa po dërgonte pesë persona në rrënojat e Titanikut.
Kjo deklaratë dha fije shprese për personat në nëndetësen e zhdukur, por tashmë analiza tregon se kanë qenë zhurma të oqeanit.