Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim në Vatikan me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin.
Në takim u diskutua rreth sukseseve të Kosovës si dhe për orientimin euroatlantik të saj.
Kryeministria për mes një njoftimi shkruan se në takim u diskutua për raportet historike me Vatikanin dhe për historikun e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit.
Në njoftim shkruhet se Kurti theksoi rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve dhe rolin pozitiv që njohja nga Vatikani.
“Kryeministri Kurti dhe Sekretari i Shtetit, Kardinali Paroli folën edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për zhvillimet e fundit në kuadër të tij.
Kryeministri tha se zgjidhja dhe rruga përpara është zbatimi i plotë, i shpejtë dhe pa kushte i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Aneksit të saj të dakoruar me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Ai shtoi se Kosova është dëshmuar në vazhdimësi palë konstruktive për gjatë gjithë procesit dhe gjatë fazave të negocimit të marrëveshjeve”, thuhet në njoftim.