Nuk ka dyshime dhe dilema. Goli i Kristjan Asllanit kundër Ishujve Faroe është shpallur goli më i bukur i këtij raundi takimesh për eliminatoret kualifikuese “Euro 2024”. “Goditja brilante e Kristjan Asllanit është goli i këtij raundi” shkruan “UEFA”.
Shqipëria fitoi 3 me 1 përballë Ishujve Faroe. Golat për kuqezinjtë i shënuan, Bajrami, Asllani dhe Muçi. Me këtë fitore, Shqipëria u ngjit në vendin e dytë në grupin E.