Ndërtoi pa leje në plazhin e Tales një objekt dykatësh me dhoma për akomodimin e pushuesve, vihet në pranga 55-vjeçari.
Objekti me dhoma për akomodimin e pushuesve është në pronësi të Nik Gjonikajt. Por a nuk e pa policia më parë, por tani që nisi sezoni?
Policia deklaron se kontrollet dhe verifikimet për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe veprave të tjera penale kundër mjedisit, vijojnë, por në Tiranë qeveria i legalizoi katet pa leje të bosëve të ndërtimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.