Safet Gjici ka dalë në gjyq për t’u njohur me masën e sigurisë. Dy ditë pasi u arrestua ish-kryetari i bashkisë me hekurat në duar u fut brenda kafazit të qelqtë të Gjykatës së Posaçme.
Bashkë me Gjicin në sallën e gjyqit ndodhet edhe gruaja që e filmoi, A.K. 40-vjeçe, e cila pas seksit i kërkoi të firmoste tenderin për qentë e rrugës. Safet Gjici që kërkon lirinë nga burgu akuzohet për korrupsion pasiv.
Gruaja që ndodhet në arrest shtëpie akuzohet për korrupsion aktiv. Avokati i Gjicit thotë se vepra penale nuk është kryer, pasi mbeti vetëm në kuadër të fjalëve, por për prokurorinë urdhri i Gjicit nisi procedurën për prokurimin.
VIDEO-Momenti kur futet në gjyq, kjo është gruaja që fundosi Gjicin
Të dy ndodhen në sallën e gjyqit, por Gjici në kafaz dhe gruaja në pjesën tjetër të sallës.