Goditet një tjetër rast kultivimi kanabisi në Krujë. Në fshatin Cudhi Kamp u gjetën dhe u asgjësuan 887 bimë narkotike të dyshuara kanabis.
Më parë si rezultat i këtij operacioni janë asgjësuar 9810 bimë narkotike kanabis dhe 208 fara të dyshuara kanabis, të mbjella në kubikë.
Gjithashtu po sot në Lezhë u asgjësuan nëpërmjet djegies, 1213 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në tokë, në 4 fshatra të ndryshme.
Në Shkodër 13 punonjës të policisë janë ndaluar dhe janë vënë nën hetim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mes të ndaluarve është edhe zëvendës drejtori i policisë së Shkodrës Hajri Kushe.
Të ndaluarit dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në njësinë Administrative ‘Ana e Malit’ si dhe kanë neglizhuar marrjen e masave të domosdoshme për arrestimin e autorëve.
Po në Lezhë dhe Krujë ende nuk ka asnjë të ndaluar brenda policisë për kultivimin.