-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si i kontrollojnë shtetet të dhënat e qytetarëve në rrjetet sociale?

Kryesoret

Serbia është vendi i Ballkanit Perëndimorë që dërgon më shumë kërkesa te kompania Meta për të marrë informacione lidhur me të dhënat e përdoruesve të rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, thuhet në të dhënat e fundit.

Që nga viti 2013, Meta, kompania amë e rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, ka publikuar raporte të transparencës në faqen e saj zyrtare çdo 6 muaj, ku përfshihen edhe kërkesat që bëjnë institucionet shtetërore për ndarjen e të dhënave.

Shtetet po kërkojnë të dhëna nga Meta, si pjesë e hetimeve zyrtare. Shumica e këtyre kërkesave lidhen me çështje penale, si vjedhjet dhe rrëmbimet.

Në shumicën e rasteve kërkohen të dhëna bazike, si emri, data e regjistrimit dhe kohëzgjatja e përdorimit të rrjetit social.

Për më tepër, shtetet mund të kërkojnë të dhëna për IP adresat apo për përmbajtjen e vetë llogarive.

“Për çdo kërkesë që ne pranojmë, ne me kujdes i kontrollojmë nëse ligjërisht janë të pranueshme. Ne mund t’i refuzojmë ato apo të kërkojmë më shumë detaje lidhur me kërkesat, nëse ato janë shumë të gjera apo të paqarta”, thuhet në faqen zyrtare të Meta-s.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit