9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lukashenko: Prigozhin ndodhet në Bjellorusi

Kryesoret

Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, tha se themeluesi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ndodhet në Bjellorusi.

“Po, ai sot është në Bjellorusi”, citohet të ketë thënë Lukashenko sipas agjencisë shtetërore të lajmeve bjelloruse, Belta.

Udhëheqësi bjellorus tha se janë dhënë “garanci të sigurisë” për Prigozhinin, ashtu siç kishte premtuar presidenti rus, Vldimir Putin.

Lukashenko tha se Prigozhin do të qëndrojë në Bjellorusi dhe shpenzimet do të paguhen nga Wagner-i.

Lukashenka ka ndërmjetësuar një marrëveshje me Moskën, sipas së cilës, luftëtarët dhe shefi i Wagner-it do të lejohen të qëndrojnë në Bjellorusi, pas rebelimit të grupit mercenar gjatë fundjavës.

Pas ndërprerjes së rebelimit, Kremlini deklaroi se Prigozhin ishte nisur drejt Bjellorusisë. Por, më 26 qershor, gjatë adresimit përmes një audio-mesazhi, Prigozhin nuk tregoi vendndodhjen e tij.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se pjesëtarët e Wagner-it që nuk kanë marrë pjesë në rebelimin e fundjavës, mund t’i bashkohen ushtrisë ruse ose të shkojnë në Bjellorusi.

Trupat e Wagner-it më 24 qershor morën nën kontroll qytetin jugperëndimor Roston-on-Don, dhe u nisën drejt Moskës, dhe më pas ndaluan marshimin e tyre rreth 200 kilometra larg nga kryeqyteti rus. Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, tha se ndalimi i marshimit u bë “për të parandaluar gjakderdhjen”.

Prigozhin tha se marshimi i trupave të tij drejt Moskës nuk kishte për qëllim rrëzimin e Qeverisë ruse, por për të vënë në pah paaftësinë e udhëheqjes ushtarake ruse në luftën kundër Ukrainës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit