Moderatorja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Kiara Tito javë më parë nisi xhirimet e emisionit të saj të ri.
Ajo do të jetë në krye të spektaklit “Kepi i VIP-ave” që nisi transmetimin sonte, xhirimet e të cilit u realizuan në Turqi.
Por, pak para nisjes së tij, Kiara ka ndarë pamjet e para ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë me të bardhë.
“Kepi i VIP-ave, nis sonte rrugëtimin e tij të çmendur në ekranin e Top Channel. Shihemi në 21:00! Faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen, ju kam zemra”, ka shkruar Kiara në mbishkrimin e videos që publikoi në Instagram.
Theksojmë që pjesë e këtij spektakli do të jenë edhe një pjesë e ish-banorëve të BBVA 2 si: Jori Delli, Ronaldo Sharka, Keisi Medini.
Ndryshe, Kiara mes angazhimeve me emisionin, së fundmi lansoi edhe një linjë të saj të bikineve.
View this post on Instagram