Reshjet e shiut të cilat pushtuan gjithë vendin nuk kanë kaluar pa probleme.
Mësohet se pas reshjeve të dendura të shiut janë shfaqur probleme në rrethin e Krujës ku janë përmbytur qindra hektarëve tokë si dhe disa banesa private.
Përmbytjet regjistrohen në të gjithë fshatrat e Ultësirës së Krujës. Sipas banorëve shkak i përmbytjeve është mospastrimi i kanaleve kulluese nga ana e bordit kullues të bashkisë.
Një fermer i zonës e konsideron veten të falimentuar pasi i gjithë prodhimi i grurit prej mbi 60 ton si dhe makineritë e mjetet bujqësore janë në ujë.
Në Bilaj situata regjistrohet po problematike ku një fermer i zonë, Xhovalin Doda u shpreh se shkak i përmbytjeve janë punimet në rrugën Thumanë-Kashar që po kryhen nga kompania Gener 2.
“Kjo fermë është përmbytur totalisht 600 kuintal grurë janë nën ujë. Krejt faktor kryesor janë punimet e Gener 2.
Nuk ka hapur kanale kulluese nuk ka marrë parasysh kuotat e kullimit. Ja kanali bordurat këtu.
Vajmedet kur të dalë lumi ose kur të ndodhe ndonjë fenomen tjetër. Gjithë prodhimi është në ujë, jemi komplet të falimentuar të mbaruar,” tha ai.