-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zemra e Saimir Sulës do të riatdhesohet, ja data dhe procedurat që do ndiqen!

Kryesoret

Ministria e Drejtësisë  ka reaguar zyrtarisht në lidhje me rastin e Sajmir Sulës, duke u shprehur se zemra e këtij të fundit do riatdhesohet në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar ministri i Drejtësisë kërkoi dhe realizoi takimin me Ministrin e Drejtësisë së Mbretërisë së Spanjës. Ai i kërkoi me insistim angazhimin për ekzekutimin e letër porosisë së autoriteteve gjyqësore shqiptare.

Njoftimi i plotë:

Çështja mbi shtetasin e ndjerë Saimir Sula është konsideruar me prioritet dhe vëmendje të veçantë nga Ministria e Drejtësisë. Në cilesinë e autoritetit qendror në bashkëpunimin me autoritetet e huaja në fushën penale. Duke transmetuar kërkesat e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë drejtuar autoriteteve spanjolle.

Kjo prokurori ka trajtuar menjeherë kërkesën për fillimin e procedimit penal në Shqipëri. Dhe paraqitjen e letërporosisë tek autoritetet spanjolle te drejtësisë duke u kërkuar këtyre autoriteteve në menyre të vazhdueshme nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë. Informacion për ecurine e ekzekutimit të letërporosisë si dhe përshpëjtimin e procedurës së ekzekutimit. Prokuroria paraqiti kërkesën e dytë për ndihmë juridike ku specifikisht kërkoi kthimin e zemrës së të ndjerit në Shqipëri. Për një kohë të konsiderueshme autoritetet spanjolle nuk u përgjigjen.

Ministri i Drejtësisë kërkoi dhe realizoi takimin me Ministrin e Drejtësisë së Mbretërisë së Spanjës. Në këtë takim i kërkoi me insistim angazhimin për të kërkuar nga autoritetet gjyqësore spanjolle ekzekutimin e letërporosisë. Për këtë qëllim, autorizoi përfaqësuesin e Ministrisë së Drejtësisë në bashkëpunim me prokurorin e çështjes për të zhvilluar takim në Barcelone me Prokurorë pranë Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dhe Prokurorë e çështjes.

Në lidhje me rastin konkret, prokurori shqiptar kërkoj garanci për ruajtjen e organit dhe prokuroi spanjoll i vuri nëdispozicion kopje të vendimit të gjykatës se Barcelonës ku ishte disponuar mosasgjesimi i organit (zemrës) së të ndjerit Saimir Sula nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Më pas pritej vendimi për lejimin e riatdhesimit të zemrës.

Gjykata e Hetimit nr.16 në Barcelonë, mori vendimin dhe e percolli pranë Ministrisë së Drejtësisë në datën 25 Maj 2023. Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Tiranës, Institutin e Mjekësisë Ligjore, me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Madrid, kanë zhvilluar komunikime të vazhdueshme për detajet logjistike të kësaj procedure, rruga e transportit ajror, detar apo tokësor, mënyra e transportimit. Autoritet spanjolle në pergjigje të kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë në cilësinë e pikës së kontaktit dhe koordinatorit të këtij procese, kanë dhënë informacion mbi këto detaje logjistike.

Për sa më lart Ministria e Drejtësisë i paraqiti sugjerimin për kryerjen e procedurave në Barcelone në datën 12 korrik 2023. Nëse autoritete spanjolle do jenë dakort mbetet vetëm marrja e lejeve tranziti nga të gjitha shtetet ku do kalojë automjeti

Ministria e Drejtësisë ka autorizuar përfaqesuesin e saj nga Drejtoria e Marredhënieve Juridiksionale dhe Bashkëpunimi Ndërgjygjësor. Përfaqesuesin e Insitutit të Mjekësisë Ligjore, Prokuroria ka autorizuar Prokurorin e çështjes. 2 oficerë të policisë gjyqësore nga Drejtoria e Marrëdhenieve Juridiksionale me Autoritetet e Huaja. Dhe përfaqesuesi i Ambasadës Shqiptare në Madrit.

Të gjithë përfaqësuesit e lartpërmendur me praninë e përfaqesuesit të familjes dhe përfaqesuesve të Gjykatës së 16 të Barcelonës. Përfaqësuesin e Institutit Kombëtar të Toksikologjisë së Barcelonës do të kryejnë procedurën e dorëzimit dhe marrjes në dorëzim të organit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit