Gjykata e Fierit ka dënuar me burg përjetë Klodian Çalamanin, autorin e vrasjes së të miturit Mateo Vasiu. Klodian Çalamani do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa u gjet fajtor për veprat penale “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit”.
Çalamani fillimisht ka abuzuar seksualisht me të miturin dhe më pas i shkaktoi vdekjen duke e dhunuar me sende të forta. Pas vrasjes, ai e groposi viktimën në oborrin e banesës së tij. Çalamani ishte komshi me familjen e viktimës, teksa këta të fundit kërkuan dënim me vdekje.