Peshëngritësi shqiptar, Daniel Godelli ka rezultuar me doping në Europianin 2023.
Sipas testeve të kryera nga agjencia ndërkombëtare e testimeve ITA rezulton se Godelli ka përdorur SARM.
SARM është një ilaç që është kimikisht i ngjashëm me steroid anabolik dhe ndihmon në rritjen e masës muskulore të skeletit e cila zvogëlohet me moshën dhe ndërton forcën e trupit.
Problemet me dopingun në vitet e fundit kanë zbehur disi arritjet e sportistëve kuqezi në arenën ndërkombëtare.