Pasditen e sotme vjen në Shqipëri, ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton. Tirana është veshur me ngjyrat e flamurit amerikan.
Në korpusin universitar është vendosur një banderolë gjigande me foton e Clinton ku shkruhet: ‘Mirë se vini zoti President”.
Në hyrjen para Kryeministrisë ku do të mbahet edhe fjalimi i ish-Presidentit amerikan është shtruar tapeti i kuq.