Momente tmerri kanë përjetuar pushuesit në një plazh në Florida, kur kanë parë një peshkaqen shumë pranë bregdetit.
Në videot e regjistruara nga dëshmitarët, bishti i peshkaqenit mund të shihet teksa turbullon ujin dhe dikë që bërtet me zë të lartë “peshkaqen” duke shkaktuar alarm për të gjithë në plazh.
Një gazetar amerikan ka treguar në një postim në Twitter se peshkaqeni i parë në plazhin e Floridës i përket llojit të kokëçekiçit.