Një vajzë e vogël 7-vjeçare rrezikoi që të mbytej në det në Ranën e Hedhun në Shëngjin, por fatmirësisht u shpëtua nga pushuesit e tjerë.
Këta të fundit, pasi panë vogëlushen që po rrezikonte, hynë në ujë dhe e nxorën nga deti.
Ndërkohë njoftuan edhe ambulancën që shkoi në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.
Fatmirësisht, 7-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al