-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet njeriu që furnizonte me kanabis Lushnjen dhe fshatrat e Divjakës

Kryesoret

Shpërndante doza kanabisi, në Lushnjë dhe në fshatrat e Divjakës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 47-vjeçari.  Sekuestrohen 1000 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që u gjetën në automjetin dhe në banesën e tij. I arrestuari është Anil Canga, 47 vjeç, banues në Lushnjë.

Ai është ndaluar në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, ndërkohë që po udhëtonte me automjetin e tij, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në qindra doza, gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e lëndës narkotike, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, 7 aparate celulare dhe automjeti tip “Volkswagen”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit