Ednaldo Rodrigues, president i Konfederatës Braziliane të Futbollit deklaroi se Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i Brazilit në Kupën e Amerikës 2024, që do të mbahet nga 20 qershori. Ai konfirmoi Fernando Diniz si trajner të përkohshëm derisa italiani të marrë drejtimin e skuadrës.
“Ka shumë trajnerë të mirë në Brazil dhe Diniz është njëri prej tyre. Unë u bëra i vetëdijshëm për qasjen e tij inovative kur ai punoi në Audax. Më vonë, ai kaloi nëpër klube të tjera duke ruajtur të njëjtën filozofi loje, pa e ndryshuar vazhdimisht atë. Gjithmonë ka ndjekur të njëjtën metodë dhe më ka pëlqyer shumë rinovimi dhe aplikimet e tij taktike.
Pra, ai është një trajner, propozimi për lojë i të cilit është mjaft i ngjashëm me atë të trajnerit që do të marrë drejtimin nga Copa América, Ancelotti. Ata kanë pothuajse të njëjtin lloj përqasjeje ndaj lojës”, tha Rodrigues. Brazili do të nisë kualifikueset për Botërorin 2026 në shtator dhe Diniz do të jetë në krye.