-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza demografike, vendet e lira të punës 33% zëvendësime, nga 17% më 2017-n

Kryesoret

Kriza demografike që po përjeton vendi me emigracion të lartë, rënie të lindjeve dhe plakje të popullsisë po thellon vit pas viti mungesat në tregun e punës.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vit pas viti, vendet e reja të punës në dispozicion janë në më shumë se në një të tretën zëvendësime. Agjencia Kombëtare e Punësimit, në një analizë të detajuar për treguesit e punësimit, vuri në dukje se 33% e vendeve të lira të punës janë për zëvendësimin e punonjësve që dalin në pension, ose ikin në emigracion.

Të dhënat që i takojnë vitit 2021, tregojnë se bizneset shpallën 24,965 vende të lira pune, prej të cilave 33% ishin zëvendësime dhe 77% ishin vende të hapura rishtas. Në vitin 2017, vendet e lira të punës për zëvendësim përbënin vetëm 17% të totalit të vakancave të shpallura nga bizneset.

Dekadën në vijim, vendet e lira të punës të krijuara nga ata që dalin në pension do të rriten së tepërmi, për shkak se hyn në fazën e pleqërimit gjenerata e bumit të lindjeve në vitet 60.

Demografët që merren me projeksionet e popullsisë lajmërojnë se shumë shpejt, popullata e re në moshë nuk do të mjaftojë për zëvendësimin e pensionisteve.

Në shifra absolute, hyrjet e reja të forcës së punës nuk do të jenë të mjaftueshme për të zëvendësuar popullatën që e kalon moshën e punës. Projeksionet e reja të popullsisë tregojnë se në vitin 2036, popullsia e grup-moshës 0 deri në 14 vjeç do të ulet me rreth 70% e popullsisë së të njëjtës grup-moshë në vitin 2021, si për meshkujt, edhe për femrat./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit