-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkrihet komisariati pas dajakut! Tonin Vocaj merr në dorë rendin në Krujë

Kryesoret

Shkrihet komisariati i Policisë së Krujës pas dhunës barbare që ndodhi dy ditë më parë dhe dështimit të policisë. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati.

Ndërkohë që ka shkuar në 8 numri i personave të shoqëruar dhe ndaluar në lidhje me ngjarjen, si dhe shkon në 6 numri i personave të shpallur në kërkim për goditjen me sende të forta dhe pas kërcënimit me armë të dy kushërinjve Bilbil Maja dhe Jashar Maja.

Gjatë operacionit u kontrolluan 20 banesa, biznese dhe ambiente të ndryshme në pronësi të Xhelal Rrajës, Flamur Rrajës, Klajdi Rrajë dhe Rexhep Rraja. Gjithashtu gjatë mëngjesit të sotëm u bë shoqërimi në ambientet e Policisë i 4 personave, L. Rr., D. Rr., H. Rr., dhe A. Rr., lidhje të afërta  fisnore dhe shoqërore të Rrajave.

Gjithashtu janë evidentuar edhe dy persona të tjerë të përfshirë të cilët u shpallën në kërkim, konkretisht Edison Meta 27 vjeç dhe Përparim Rraja 48 vjeç. Ndërsa gjatë ditës së djeshme u shpallën në kërkim Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, dhe Rexhep Rraja.

Policia e Shtetit i bën thirrje Xhelal Rrajës dhe Rexhep Rrajës, “si organizatorë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale për t’u dorëzuar sa më parë. Po në lidhje me këtë ngjarje, Policia ndaloi më datën dje Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit