Tragjedi në bregdetin shqiptar. Tre të mbytur.
Babai me dy djemtë e mitur kanë ndërruar jetë mesditën e sotme në plazhin e Vilë-Boshtovës në Kavajë. Policia njofton se të tre viktimat janë nga Tirana.
Babai rreth 55 vjeç dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç u mbytën duke notuar.
Shërbimet e njësisë policore detare kanë ndërhyrë për ti shpëtuar por të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
E sotmja është një nga tragjeditë më të mëdha gjatë sezoneve turistike në Shqipëri.
Vjen njoftimi i policisë: Si u mbyt babai me dy fëmijët në Kavajë?