E diela ishte tragjike për familjen Halilaj nga Tirana. Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij 13 dhe 17 vjeç kishin shkuar për të pushuar në plazhin e Vilë Bashtovës në Kavajë, por u kthyen të vdekur. Të tre u mbytën në det. Elvisi la pas gruan dhe një vajzë.
Të dyja janë në kushte të vështirë ekonomike. Për këtë arsye është hapur një llogarinë në “GOFUNDME” me apelin që shqiptarët të kontribuojnë për mbledhjen e të ardhurave për familjen e të ndjerit.
“Me keqardhjen me te madhe sot vellai yne Elvis Halilaj dhe 2 djemte e tij u ndane nga jeta. Nga nje incident ne plazh sot vellezerit tane sot u larguan nga kjo jete. Nje familje shembullore dhe shume e respektuar me shume veshtiresi gjate rrugetimit te tyre.
Vellai yne ka lene pas te shoqen dhe nje vajze te vogel. Veshtiresite e tyre ekonomike kane qene nje barriere gjithmone per ta dhe tani nje barre akoma me e madhe. Ju lutemi te gjithe vellezerve dhe motrave qe mund te kontribojne per organizimin e funeralit dhe mbledhjen e te ardhurave per familjen e te ndjerit.
“Mos noto aty”! Babai me dy djemtë u mbytën, a mund të ishte shmangur tragjedia?
Si fondacion se bashku me vellezerit kontribues kemi qene ne ndihme te tyre dhe me pare por tani ata kane nevoje edhe me shume per ne. Ju lutemi te gjitheve perzemersisht qe me sado keni mundesi ti gjendemi familjes ne kete cast te veshtire! Zoti ju bekofte juve dhe familjet tuaja! Per donacione Cash ose Moneygram kontaktoni +355695827713” thuhet në njoftimin që familjarët kanë shpërndarë në GOFOUNDME.
Klikoni KËTU për të kontribuar.
Lamtumirë me lot dhe dhimbje në Tiranë! Ky është babai që vdiq me dy fëmijët në det