Partizani prish kontratën me kapitenin. Bruno Telushi nuk do të jetë më pjesë e të kuqve, edhe pse pak ditë më parë rinovoi kontratën për një tjetër edicion.
Vendimi i papritur u njoftua nga Demat, që nëpërmjet faqeve zyrtare në rrjetet sociale theksonte se “mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre”.
Skuadra e falenderoi 32-vjeçarin formalisht për kontributin e dhënë dhe i uroi suksese në karrierë. Sipas spekulimeve, shkak për largimin e Telushit ishin pakënaqësitë me trajnerin Zekiç.
Tekniku i ri nuk e cilësonte vlonjatin si titullar, pavarësisht pretendimeve të lojtarit se për eksperiencën dhe kualitetin meriton të jetë në formacion.