Ushtria dhe rojet kufitare ukrainase gjatë dhjetë ditëve krijuan 30 fusha të minuara me mina antitank në kufirin me Bjellorusinë.
Lajmin e konfirmoi sot komandanti i Forcave të Bashkuara të ushtrisë ukrainase, Serhii Nagev.
“Ne e kuptojmë se vija e kufirit tonë shtetëror me fqinjët tanë veriorë në formën që është nuk do të jetë e nevojshme për shumë kohë, sepse në anën tjetër të kufirit nuk kemi miq.
Për këtë arsye, synimi i vendosur është që zona kufitare të bëhet e paarritshme për armikun”, tha komandanti i Forcave të Unifikuara të Ushtrisë së Ukrainës.
Gjenerali Nagef tha se në dhjetëditëshin e fundit të qershorit janë vendosur 5800 mina antitank në 30 fushat e minuara të krijuara. Gjatësia e kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë është 1084 kilometra.
Pas rebelimit të organizatës mercenare ruse Wagner dhe lajmeve se një pjesë e organizatës mercenare ruse mund të transferohet në Bjellorusi, udhëheqja ukrainase njoftoi se kishte udhëzuar komandën e ushtrisë për të forcuar kufirin me Bjellorusinë.