Një avion ka rrëshqitur pas motit të keq gjatë uljes në pistën në Florianopolis, Brazili jugor.
Mësohet se në bord ndodheshin 180 personat të cilët nuk u plagosën.
Fluturimi ishte nisur në orën 08:20 të së mërkurës nga Sao Paulo për të mbërritur një orë më vonë në Florianopolis ku më pas nisi shi i dendur.
Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe u ngjit në terminal. Megjithatë, shiu i madh e bëri pistën të rrëshqitshme.
Shërbimet e urgjencës u përgjigjën menjëherë. Të gjithë pasagjerëve iu dha një vlerësim i plotë mjekësor pasi u zbarkuan në mënyrë të sigurt. Nuk pati të lënduar në mesin e 172 pasagjerëve dhe 7 anëtarëve të ekuipazhit.
Për shkak të incidentit, të mërkurën aeroporti ndërkombëtar i Florianopolis ishte i mbyllur gjatë gjithë ditës.
Ngjarja është regjistruar nga një pasagjer me celularin e tij.
Passenger films moment LATAM Flight LA3300 slid off the runway yesterday at Florianópolis Airport. pic.twitter.com/epzr1mucBg
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) July 13, 2023