Në Champs-Élysées dhe në ajër, ushtria franceze parakaloi mëngjesin e kësaj të premteje përpara Presidentit Emmanuel Macron dhe një publiku të madh, siç është traditë për Ditën Kombëtare të Bastijës. Në shesh ishin 6,500 pjesëmarrës, 60 avionë, 28 helikopterë, 157 automjete të blinduara, 62 motoçikleta dhe 200 kuaj të Gardës së Republikës.
🔴 “#14Juillet, Le défilé”
Chars Leclerc : “Il n’y a pas plus lourd, pas plus blindé, pas plus résistant face au feu de l’ennemi”. Regardez ⬇ cc @ACCoudray @GillesBouleau @PierreServent
📷 #14JuilletTF1 https://t.co/mGMK0r22uy pic.twitter.com/EjH9nCXHYm
— TF1Info (@TF1Info) July 14, 2023
Një nga nderimet më të larta në Francë iu dha nga Emmanuel Macron kryeministrit indian Narendra Modi, i ftuari i tij i nderit në paradën e madhe ushtarake të Ditës së Bastijës, si pjesë e një vizite që vulosi marrëveshje dypalëshe të mbrojtjes.
Le Chœur de l’Armée française reprend la Marseillaise pic.twitter.com/YBMgwCiqDW
— BFMTV (@BFMTV) July 14, 2023
Me qeverinë e Macron që vendosi dhjetëra mijëra policë për festën kombëtare mes frikës për incidente të mëtejshme, presidenti francez dhe kryeministri indian panë teksa ushtarët francezë dhe indianë marshonin poshtë Champs-Élysées.
✈️14-Juillet: trois avions Rafale indiens survolent le ciel de Paris pic.twitter.com/2QFdAXRhLK
— BFMTV (@BFMTV) July 14, 2023
Ndërsa avionët luftarakë Rafale të prodhimit francez, të cilët India i bleu në vitin 2015 fluturuan mbi Harkun e Triumfit. Festimet kombëtare të Francës vijnë në një kohë të ndjeshme për Macron.
Défilé militaire du 14-Juillet: Emmanuel Macron passe en revue les troupes pic.twitter.com/OuBt657XPv
— BFMTV (@BFMTV) July 14, 2023
Vendimi i Macron për të rritur moshën e pensionit në 64 vjeç shkaktoi protesta pranverën e kaluar në Francë, ndërsa vdekja muajin e kaluar e 17-vjeçarit nga policia dhe trazirat që shpërthyen pothuajse në të gjithë vendin i dhanë një goditje popullaritetit të tij.