Taulant Balla betohet si ministër i Brendshëm. Ceremonia e betimit të Taulant Ballës në detyrën e Ministrit të Brendshëm u zhvillua sot në orën 11:00 në Presidencë.
Kuvendi miratoi më 13 korrik, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim emërimin e Taulant Ballës në postin e lënë bosh nga Bledi Çuçi pas shkarkimit të këtij të fundit më 7 korrik nga Kryeministri Edi Rama, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fushë Krujë dhe Borizanë.
Balla deklaroi se do të bëjë gjithçka që të mos zhgënjejë askënd në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.