Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çekrezë, Kamëz. Një 16- vjeçar është vetëmbytur në një depozitë uji.
“Më datë 15.07.2023, rreth orës 21:20 në Çekrezë dyshohet se është vetëmbytur në një depozitë uji, një i mitur 16 vjeç” njofton policia.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në zonë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.