Këngëtarja e njohur, Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj Dalton Gomez po divorcohen.
Burime pranë këngëtares së “7 Rings” dhe agjentit të pasurive të patundshme luksoze thonë se ata janë ndarë që nga janari – por kanë mbetur miq, shkruan PageSix.
“Ata erdhën në një vendim së bashku. Ata kishin probleme para janarit, por duan të mbeten miqtë më të mirë”, thanë burimet.
Gomez, 27 vjeç, vizitoi Grande, 30-vjeçare, në xhirimet e “Wicked” në Londër në një përpjekje të fundit për të shpëtuar martesën e tyre, por “nuk funksionoi”, shtuan burimet.
Grande ndezi thashethemet se dyshja kishin probleme martesore kur ajo u shfaq në Wimbledon gjatë fundjavës pa unazën në gisht.
Hera e fundit që këngëtarja “God Is a Woman” u pa me unazën e saj në publik ishte në prill në koncertin e Jeff Goldblum në Londër.
Grande dhe Gomez u martuan fshehurazi në maj 2021 në shtëpinë e saj në Montecito, Kaliforni.
“Ishte e vogël dhe intime – më pak se 20 persona. Dhoma ishte aq e lumtur dhe plot dashuri”, tha përfaqësuesi i saj për People në atë kohë.
Grande ndau fotot e para të dasmës vetëm disa ditë më vonë, duke zbuluar fustanin e saj klasik të bardhë të nusërisë nga “Vera Wang”.
Gomez i propozoi Grandes në dhjetor 2020 me një unazë me perla dhe diamanti që kishte një domethënie të veçantë për yllin e popit, pasi perla vinte nga një unazë që i kishte dhuruar gjyshja.
Çifti filloi të takohej në fillim të atij viti, duke bërë debutimin e tyre në videoklipin “Stuck With U” të Grande dhe Justin Bieber.
Kjo ishte martesa e parë e këngëtares së “Save Your Tears”, por fejesa e dytë e saj, pasi më parë ajo ishte fejuar me ish-komedianin e “Saturday Night Live” Pete Davidson në 2018.