-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Firmoset udhëzimi: Ulet numri i nxënësve në klasa, shtohen nëndrejtorët në shkolla

Kryesoret

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka firmosur sot udhëzimin për uljen e numrit të nxënësve për klasë. Gjithashtu edhe për ngarkesat mësimore javore të mësuesve.

Sipas këtij udhëzimi, numri mesatar i nxënësve për klasë ulet nga 35 në 30, në të gjitha gjimnazet dhe shkollat e orientuara. Kjo, në funksion të zhvillimit më të mirë të procesit mësimor. Vitin e kaluar e ulëm këtë numër për shkollat 9-vjeçare. Ndërsa për vitin e ri shkollor po e unifikojmë këtë standard për të gjithë sistemin parauniversitar.

Ky udhëzim vjen me disa risi të tjera siç janë:

* Shkollat që kanë mbi 800 nxënës do të kenë tre nëndrejtorë. Ndërkohë që ky numër më parë ka qenë mbi 900 nxënës. Rritja e numrit të nëndrejtorëve ka si qëllim një menaxhim më efektiv të shkollave, monitorim dhe vlerësim më të mirë të procesit mësimor. Po ashtu, edhe rritje të vëmendjes dhe kujdesit për nxënësit tanë.

*             Të gjitha shkollat e arsimit special për nxënësit me aftësi ndryshe, për herë të parë do të kenë edhe nëndrejtor, pavarësisht numrit të nxënësve, me qëllim lehtësimin e menaxhimit dhe në funksion të kthimit të tyre në qendra burimore. Kur numri i nxënësve kalon mbi 130, atëherë shkolla do të ketë dy nëndrejtorë.

*             Edhe për shkollat e arsimit të orientuar do të rritet numri i nëndrejtorëve, me qëllim menaxhimin më efektiv por edhe mbështetjen e talenteve dhe organizimin e aktiviteteve dhe programeve jashtë kurrikulare. Vitin e kaluar ulëm numrin e nxënësve në klasa për lëndët artistike dhe grupet e baletit në shkollat koreografike. Vendim ky i ardhur pas një studimi të plotë me ekspertë të MAS, ASCAP, shkollave artistike, Universitetit të Arteve, etj.

* Paralelisht me përpjekjet tona të vazhdueshme për uljen e numrit të nxënësve që mësojnë në klasa kolektive. Me këtë udhëzim kemi ulur edhe numrin e nxënësve për klasë, duke lehtësuar edhe mësuesit në procesin e mësimdhënies. Kështu, për të krijuar dy klasa numri i nxënësve ulet nga 25 në 20.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit