-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gërdeci nuk ishte aksident”! Lëvizja taktike e Mediut, familjarët: Mos arratiset si Ahmetaj

Kryesoret

Shtyhet për në vjeshtë gjyqi për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Mediu hoqi dorë nga gjykimi i shkurtuar për të vazhduar procesin normalisht.

Gjithashtu do të kërkohet pyetja e dëshmitarëve dhe do të kërkohet një akt-ekspertim i ri për shkaqet e shpërthimit të Gërdecit, që deri tani është cilësuar aksident.

Ne nuk besojmë se shpërthimi ishte aksident. Kemi indicie për qëllimvënie të zjarrit në fabrikën e demontimit”, tha avokati i ish-ministrit, Ardian Visha.

Gjykata nuk u shpreh për kërkesën për gjykim të shkurtuar duke e shtyrë për në shtator, që Mediu të jetë vetë i pranishëm ose të firmosë prokurën për avokatët.

Avokati familjes Durda, Dorian Matlija i kërkoi prokurorisë që t’i kërkojë gjykatës vendosjen e një mase për deputetin Mediu duke marrë shembull arratisjen e ish-drejtuesit të prokurorisë, Adriatik Llalla dhe së fundmi të Arben Ahmetajt.

Pavarësisht përpjekjeve, disa prej tentativave edhe funksionojnë herë pas here, siç u tha kemi shtyre deri më datë 8 shtator.

I vetmi merak që kanë tani familjarët e viktimave dhe gjithë të dëmtuarve të tjerë të shpërthimit është se mos ndoshta ndodh e njëjta situatë, siç ndodhi që Llalla iku, Ahmetaj iku.

Ndoshta është rasti që Prokuroria e Posaçme të konsiderojë një masë sigurie për çdo rast sepse një proces i tejzgjatur ka rreziqet e veta brenda” – u shpreh Matlija.

Nëse togat e zeza vendosin pranimin e kërkesës, seanca shtyhet për t’i hapur rrugë procesit të zakonshëm, në të kundërt, Prokuroria e Posaçme do të lexojë pretencën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit