Me urdhrin e gjykatës në dorë, policia lokale e ndihmuar nga FNSH dhe RENEA nga Tirana kanë zbarkuar në shtëpinë e ish-deputetit Rrahman Rraja në Krujë. Kontrolli është bërë për të gjetur dhe arrestuar djalin e tij, Rexhepin bashkë me dy vëllezërit që janë në kërkim prej gati dy javësh.
Ende nuk ka asnjë reagim nga policia për bilancin e operacionit. Kontrolli në shtëpinë e Rrahman Rrajës është bërë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, pasi deri pak ditë më parë ishte me imunitet.
Djali dhe dy vëllezërit e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja vijojnë që të jenë në kërkim prej 7 Korrikut. Ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre. Policia nuk ka arritur t’i prangosë. Ligjërisht kufirin nuk e kanë kaluar.
Personat që dolën në gjyq;
Ineidi Rraja-arrest me burg
Eni Kullaj-arrest me burg
Kujtim Përdaku-detyrim paraqitje
Andi Rraja-arrest me burg
U shoqëruan;
-L. Rr.
-D. Rr.
-H. Rr.
-A. Rr.
Në kërkim;
Rexhep Rraja-djali i deputetit
Xhelal Rraja-vëllai i deputetit
Flamur Rraja-vëllai i deputetit
Klajdi Rraja-i afërmi i deputetit
Përparim Rraja-Pronari i gurores
Edison Meta-i afërm i deputetit
Organizatorët
Policia e Shtetit deklaroi se organizatorë të dhunës barbare në Krujë ndaj dy kushërinjve Maja për guroren janë Xhelal Rraja që është vëllai dhe Rexhep Rraja që është djali i deputetit socialist. Policia u bëri thirrje për t’u dorëzuar vetë, sikur ta dinte se nuk do i kapte dot, sikur po ndodh…