Po përflitet se martesa e Princit Harry dhe Meghan Markle është në krizë.
“Ata po përpiqen të kuptojnë se çfarë i goditi. Harry nuk përshtatet në botën e çuditshme të Meghan-it”, tha një burim për “RadarOnline“, duke shtuar se Harry shpreson të “gjejnë veten”.
Mësohet se 38-vjeçari po bën plane të kthehet në Afrikë i vetëm për një dokumentar të ri të Netflix. Burimi i “RadarOnline” tha se Harry ndihet “vetvetja” kur është në Afrikë, të cilin ai e konsideron “shtëpinë e tij të dytë”.
“Meghan dhe Harry janë nën presion të jashtëzakonshëm ekonomik për të financuar stilin e tyre luksoz në Kaliforni, duke përfshirë rezidencën e tyre prej 14 milionë dollarësh. Ky stres, i shoqëruar me problemet e tyre emocionale, ka të ngjarë ta ketë bërë jetën një ferr të gjallë“ tha burimi.