Zbulohen dhe asgjësohen 742 bimë narkotike kanabis në Malësinë e Krujës. Vihet në pranga një 32-vjeçar si autor i dyshuar i kultivimit të 150 prej tyre, në vendin e quajtur Çinar, dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.
“Në vijim të veprimeve u arrestua njëri prej autorëve të dyshuar për kultivimin e 150 bimëve në vendin e quajtur Çinar, shtetasi G. L., 32 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi H. L., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Bura, Nikël” njofton policia.
Në operacion janë përdorur dronë dhe forca të shumta policie. Operacionet në Krujë janë pothuajse cdo ditë dhe njoftimet janë të shumta për asgjësime kanabisi.