-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërron jetë hakeri më i kërkuar në botë

Kryesoret

Kevin Mitnick, i cilësuar nga “The New Your Times” si hakeri kompjuterik më i kërkuar në botë, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare, më 16 korrik pas një lufte më shumë se një vjeçare me kancerin e pankreasit.

Pasi vuajti dënimin në burg për depërtim dhe ndërhyrje në rrjetet kompjuterike të korporatave, ai u lirua në vitin 2000 dhe filloi një karrierë nga e para si konsulent sigurie, shkrimtar dhe folës publik.

Hera e parë që Mitnick depërtoi në një sistem kompjuterik ishte në vitin 1979, por vetëm në vitin 1988 ai u dënua me 12 muaj burg për kopjimin e softuerit të një kompanie.

Ai hyri në kompjuterët e kompanisë “Pacific Bell” kur ishte i liruar me kusht dhe më pas vazhdoi të hakonte rrjetet celulare, si dhe faqet e internetit të kompanive dhe qeverisë, si i arratisur në vitet ’90.

Mitnick ishte gjithashtu i përfshirë në vjedhjen e mijëra dosjeve dhe numrave të kartave të kreditit.

Ai u kap përfundimisht në vitin 1995 dhe u akuzua për përdorim të paligjshëm të një pajisjeje telefonike dhe mashtrim kompjuterik.

Mitnick kaloi pesë vjet në burg, të cilat ai i përshkroi si “pushime” në kohën kur u lirua.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit