Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me protestat e studentëve të mjekësisë kundër projektligjit i cili pritet të miratohet sot në Kuvend i cili i detyron ata të punojnë deri në 5 vite në Shqipëri pas diplomimit.
Në reagimin e tij Basha shkruan se projektligji është anti-kushtetues dhe anti-demokratike dhe se me këtë ritëm qeveri mund të kërkojë të mbyllë dhe kufinjtë, që të ndalojë emigracionin.
“Mjekët mund t’i mbash jo duke i detyruar, duke i kërcënuar, por duke krijuar kushte më të mira pune e paga dinjitoze. Mënyra arrogante e qeverisë vetëm do t’i nxisë më shumë për t’u larguar në mundësinë më të parë.
Vendimi i Brukselit për pezullimin e granteve për bujqësinë të programit IPARD tregon babëzin e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE.
Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit.
Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve dhe llogaritë e oligarkëve do t’i mundësonin çdo qeverie t’u krijojë kushte studentëve të mos largohen e fermerëve subvencione për bujqësinë,” shkruan Basha.