Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në liqenin e hidrocentralit të Banjës në Gramsh, ku katër persona janë mbytur duke u larë në të.
Sipas policisë, babai me dy djemtë e tij dhe një kushëriri i tyre janë futur në liqen për t’u larë, por nuk kanë dalë më.
Njëri prej të familjarëve të 4 viktimave ka folur për mediat me lot në sy.
“Kushërinjtë tanë janë ata tre të tjerët. “Do dalim për t’u larë” thanë, ja motorat këtu, me telefona siç ishin me shapka dolën nga shtëpia.
Nuk do vonohemi shumë thanë. S’dimë gjë tjetër më… U nisën në orën 3, në orën 5 i merrnim në telefon nuk përgjigjeshin”, u shprehën në një prononcim të shkurtër për gazetarët familjarët e viktimave.
Viktimat janë 46-vjeçari Arben Zogu me dy djemtë e tij, Esti Zogu 14 vjeç dhe Rubens Zogu 19 vjeç, si dhe kushëriri i tyre 20-vjeçar Melis Zogu.