Ish-Presidenti Ilir Meta ka kritikuar vendimin e shumicës socialiste për të miratuar legalizimin e kanabisit. Ai thotë se Shqipëria, bazuar te raportet ndërkombëtare është qendër e trafikut të drogës.
“Dje në errësirë Kuvendi miratoi legalizimin e kanabisit. Tepër e qartë që të gjitha raportet ndërkombëtare e nxijnë vendin tonë si një qendër të trafikut të drogës.
Të gjitha raportet e nxijnë vendin tonë, qendër e trafikut të drogës, marijuanës, kokainës dhe heroinës. Sundimi i dobët i ligjit është nxitës kryesor i fenomenit të drogës në Shqipëri. Kanabisi shqiptar çohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë” tha ai.
“Associated Press” në një artikull të saj shkruan se “Kuvendi i Shqipërisë legalizoi të premten kanabisin për qëllime mjekësore në një vend që dikur njihej si udhëkryq evropian për trafikun e marijuanës”.
Gjithashtu në shkrim theksohet se “nuk ishte e qartë se si do të rregullohej kanabisi mjekësor” me projektligjin që u miratua.