Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga një 58-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy nuseve të djemve të tij. Në pranga ka rënë K. Q., 58 vjeç, banues në Tiranë.
Po ashtu, sipas bluve të kryeqytetit, një 36-vjeçar është arrestuar pasi në rrugën “Skënder Sollaku”, i ka vjedhur monopatinën një shtetaseje. Në pranga ka rënë M. P., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërsa Policia Rrugore arrestoi 45-vjeçarin me iniciale A. SH, banues në Orikum, dhe M. R., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.