-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po ikim të lahemi…”! Si u mbytën babai me dy djemtë dhe nipi? U futën dhe nuk dolën më…

Kryesoret

Tragjedia në Gramsh i ka prekur të gjithë. Babai me dy djemtë dhe nipin u mbytën pasditen e djeshme në liqenin e Banjës. Katër trupat e mbytur janë gjetur mbrëmjen e së premtes.

Ngjarja tragjike ku humbën jetën babai dhe dy djemtë e tij, njëri prej tyre i mitur, si dhe nipi i tij ndodhi pasdite

Babai Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben Zogu dhe 14-vjeçari E. Zogu janë 3 nga viktimat. Nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20 vjeç është mbytur gjithashtu.

Njëri prej të familjarëve të 4 viktimave ka folur për mediat me lot në sy. “Kushërinjtë tanë janë ata tre të tjerët. “Do dalim për t’u larë” thanë, ja motorat këtu, me telefona siç ishin me shapka dolën nga shtëpia.

Nuk  do vonohemi shumë thanë. S’dimë gjë tjetër më… U nisën në orën 3, në orën 5 i merrnim në telefon nuk përgjigjeshin”, u shpreh ai.

Shefi i zjarrfikëses në Gramsh tha se të gjithë nuk kanë ditur not dhe se kanë humbur jetën në tentativë për të shpëtuar njëri-tjetrin.

Babai me gjithë dy djemtë e vet kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka vajtur për të ndihmuar i dyti.

Të tre nuk kanë ditur not, dhe i katërti nuk ka ditur not dhe kanë mbytur njëri-tjetrin. Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC-it të Banjës dhe ato gropat janë të menjëhershme, këputen menjëherë”.

Të katërt lanë motorët, u zhveshën dhe u futën në liqen por nuk dolën më të gjallë prej tij fatkeqësisht.

Dita e zezë me lot dhe dhimbje në Shqipëri! 11 të vdekur, 3 janë adoleshentë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit