Aksident me vdekje në Përmet. Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:45, në rrugën rurale të fshatit Mbrezhdan dyshohet se shtetasi G. H., rreth 45 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës dhe si pasojë motoçikleta ka dalë nga rruga.
Sipas policisë, shtetasi G.H, si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.