Këngëtarja Britney Spears ka marrë një vendim të rëndësishëm sa i përket rrjeteve sociale. Ajo ka çaktivizuar llogaritë e saj duke zgjedhur të shkëputet tërësisht nga bota virtuale.
Artistja ka qenë shumë e hapur me ndjekësit e saj për aventurat dhe aktivitetet e saj të përditshme për të cilat shpesh herë edhe është vënë në qendër të vëmendjes së mediave të huaja.
Kryesisht fotot nudo në rrjetet e saj sociale kanë shkaktuar shqetësim tek fansat në të kaluarën.
Ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e këtij vendimi drastik, por sipas gazetës spanjolle Marca ajo nuk ka marrë reagimin që priste kur publikoi këngën e fundit një bashkëpunim me artistin Will.i.am.