Një sasi tritoli ka shpërthyer në portën e banesës së një 52-vjeçari në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tomë Kola” rreth orës 03:45. Policia ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit në derën e Sokol Shpendit është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të shtëpisë.
“Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së Sokol Shpendit 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.
Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës”, njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.