Avokati, Genc Gjokutaj i ftuar mbrëmjen e sotme në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo foli në lidhje me zgjedhjet e zhvilluar ditën e djeshme në Rrogozhinë.
Gjatë fjalës së tij Gjokutaj u shpreh se gjithçka është e qartë se pushteti është me i pangopuri pasi do të tregojë se janë fitues absolut.
“Nuk është dashuri e njerëzve, edhe per Enverin votonin, 99.9 per qind e votave edhe sot po mbahet me dhune.
Ka 2 jave çfarë janë pare, çfarë u është thëne, si i kane kërcënuar. Pushteti konsumohet dhe rriten votën.
Kemi punuar 2 muaj u shpreh kandidati pra ata e kane shpjeguar. Ky është pushteti sot me këto fitore te një pas njëshme. Pushtet me i pangopur për të treguar se janë fitues absolut,” u shpreh Gjokutaj.