Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka marrë disa vendime të cilat kanë sjellë ndryshime në drejtimin e strukturave të Partisë Socialiste.
Asambleja e PS-së ka zgjedhur sot Blendi Klosin si sekretar të Përgjithshëm të PS, post të cilin me parë e mbante Damian Gjiknuri.
Gjithashtu sot u vendos që Bledi Çuçi të jetë kryetar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Çuçi u shkarkuar pak kohë më parë nga posti i ministrit të Brendshëm pas ngjarjes në Fushë-Krujë ku anëtarë të fisit të deputetit Rrahman Rraja dhunuan dy kushërinj të fisit Maja.