Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Argjentinë, ku trupi i një zotëruesi të pasur kriptomonedhash është gjetur i copëtuar në valixhe, raporton Dailymail.
Dy fëmijë e gjetën valixhen pranë një përroi të dielën, sipas një raporti. Mësohet se mbetjet e trupit i përkasin 39-vjeçarit Fernando Perez Algaba. Kur hetuesit e skenës së krimit arritën në përrua, ata së pari gjetën parakrahët dhe këmbët e Fernandos.
Fernando njihej si një milioner i vetë-krijuar me tregtimin e kriptomonedhave dhe shpesh reklamonte pasurinë e tij në rrjetet sociale. Ai ishte kthyer në Argjentinë per pushime shtatë-ditore nga Barcelona ku banonte se fundmi. Para vdekjes së tij, Fernando kishte bërë një sërë postimesh shqetësuese në rrjetet sociale.
Ai u thoshte rreth 919,000 ndjekësve të tij se në botë kishte “njerëz të lig” dhe shtonte në mënyrë misterioze se nuk mund të shpëtonte nga “problemet” e tij.
Në një nga videot manjati i suksesshëm shfaqej në makinat e tij luksoze, duke dhënë një mesazh disi të frikshëm: E pabesueshme që në botë ka njerëz kaq të ligë, sa që kur ti mendon t’i ndihmosh, ata mendojnë të të shkatërrojnë.
Fernando kishte dërguar një tjetër mesazh të pakuptueshëm në dukje për nënën e tij, ku thoshte se duhet të “qartësonte kokën e tij.”
Nuk është e qartë nëse janë bërë arrestime në lidhje me vdekjen e tij por hetimet vijojnë.