Aktori dhe regjisori i njohur Genci Fuga ka pësuar një goditje në tru dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjale në një spital privat.
Bashkëshortja Eni Fuga përmes një postimi në facebook kërkon ndihmën e kolegëve por dhe të gjithë atyre që munden të solidarizohen për të përballuar shifrën, 19 mijë euro për operacionin.
“Nuk qenka e lehte por ne keto momente e kam domosdoshmeri. Genci po kalon nje periudhe te veshtire. Ka pesuar nje goditje ne tru dhe ne keto momente po kryen nderhyrje ne spitalin amerikan.
Do i lutesha te gjithe punonjesve te Rtsh nese munden dhe kush mundet te ofroje nje kontribut prej 200 leke te rinj per te patur mundesine te kem shumen 19 mije euro te operacionit. Ndjese dhe konsiderete….” shkruan Eni.