Asgjësohen 773 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në malësinë e Krujës. Kontrollet u zhvilluan me dron, por edhe në terren me efektivë të shumtë policie.
Më parë, në kuadër të këtij operacioni janë gjetur dhe asgjësuar 22 896 bimë narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.