Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi sot arritjen e një marrëveshjeje me kompaninë turke Baykar Makina për ngritjen e një qendre riparimi dhe mirëmbajtjeje për mjetet ajrore pa pilot (UAV) në Ukrainë.
Kievi po kërkon të rrisë prodhimin vendas të mjeteve ajrore pa pilot në mënyrë që të krijojë “një ushtri me UAV” që do të përdoren në luftën kundër forcave ruse që pushtuan Ukrainën në shkurt 2022.
Krijimi i një qendre të tillë do të kontribuojë ndjeshëm në forcimin të armaturës mbrojtëse të Ukrainës dhe do të ndihmojë që fitorja jonë të vijë më shpejt, nënvizohet në njoftimin përkatës.
Më shumë se 10,000 operatorë UAV kanë përfunduar tashmë trajnimin e tyre dhe 10,000 të tjerë janë duke u trajnuar, tha zëvendëskryeministri ukrainas Mykhailo Fedorov javën e kaluar.
Të dy forcat ukrainase dhe ruse kanë përdorur një gamë të gjerë mjetesh ajrore pa pilot (UAV) gjatë kësaj lufte.
Mediat ukrainase raportuan së fundmi, duke cituar Ministrin e Industrive Strategjike Oleksandr Kamishin, se kompania turke Baykar Makina ka filluar ndërtimin e një fabrike në Ukrainë për prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar.